Tema: Poezi Dashurie

Dale, Moj!

Dale moj te të shoh.
Agimeve te arta, kur ngryset dielli.
Pale, fiksohem te, të mos njoh.
Se viti thinjat, sakaq mi mbjelli.

Dale moj xhane, kur te vijë pranvera.
E flladi i hedhë, lulet ne valle.
Por prape po druhem, se nuk te njoh.
Ti tash je rritë, e bërë e madhe!


Vitet qe shkuan,lozën pa mëshirë.!
Me falen ëndrra e shumë kujtime.
Sa shumë frikësohem, se s'janë per te mirë.
Sa me trazojnë,ne mendjen time!

Dale me eja, me vrull drenushe.
Se mos pa ty, do kem shpetim?
Për këtë fllad muzgu, me lule fushe.
Do te të hidhem, ne përqafim!

Nëse s'mbaje mend, ma banë me dorë.
Te njoh pa u matur, as dhe njëherë!
Merri k'to lule,e bëji kurorë.
Se nuk do thahen, dimër as verë!

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  153