Tema: Poezi Për Shoqerinë

Artet E Bukura

Artet e bukura, na bëjnë te lumtur.
Sa shumë e ndrisin, qenien "njeri"!
Kujt si pëlqen një zë i bukur.
Pikturë e prozë,a poezi.

Ato na bëjnë, të kenaqem shumë.
E te nderuar ,nder vite e breza.
Kush ia kthe shpinën,sa banë, "zullum"!
Mbetet si gjella "pa hiq mëlmesa"!

Pa ti kujtojmë, Rilindësit tanë.
Qe të bëjnë me "u ulë, e me puq tokën"!
Me ato vlera, qe ne, na i lanë.
Njihemi shqipe, neper terë boten!

E këngë te bukura, te rapsodëve tanë.
Një histori ,shkruar mbi tela!
Sa zë "bilbilash, dhuratë na i lanë!
Ti ruajmë shumë, per nip e mbesa!

Patëm shumë burra te "pushkës e pendës".
Zëri i tyre, duel nga çdo anë.
Me tehe te fjalës, tujë thirrur mendjes.
Eha sa shumë te mira, neve na i lanë

Ti ruajmë këto vlera, "me xhelozi".
Sa do na duhen, nder vite e breza.
Është vlerë mbi vlerat, përplot lakmi.
Do i shtojmë veti,"vlera e shpresa"!

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  175