Tema: Poezi Për Atdheun

Idhujt Tanë

Se është nder të jesh shqiptar,
Na mësuan vjet me radhë.
Me atë zërin plotë magji,
Na bënë komb për krenari.

Shpërthen zëri, si shkrep moti,
Ia thotë zonja nga Miloti.
E bën malin të blerojë
Me Bik Ndojen kur këndoi.

Këndon Shkurta e Shyhretja
me tu be, me e bukur jeta
zëri i tyre lartë mbi male
këndojnë shqipet Kosovare!

Vaçe Zela, me Nexhminë
Ia shtunë kombit krenarinë.
Zëri i tyre valë mbi vale,
T 'bën t‟ mekesh, mbetesh pa fjalë!

Çiftelisë i fliste goja
E Fatimes nga Tropoja.
Dava Gjergji, perla jonë,
Zëri yt ushton jehonë!

Është mëkat mos tëi përmenden
Mija tjerë, që vijnë me rend.
Por janë n 'faqe t 'historisë,
Ajka jonë e shqiptarisë!

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.5 / Votuan:  2