>
LETERSISHQIP

Antigonë, Motra Jonë

Kur shpërtheu zëri i kushtrimit
Shtrëngoi grushtin e betimit
Si në dasmë, për luftë është nisë
“Bukuroshja e lirisë”

Lum Gradica që të rriti
Bijë shqiponje, vashë petriti
Gjithandej burra të zotë
Atdhetarë dhe patriotë

Antigonë, o motrat tona
Bashkë me Xhevën dy shqiponja
Në vijë të frontit pa nda kurrë
Si shqiponjat në flamur

Në atë vend gjaku ku ra
Do bie shi, s’ka për ta larë
Do shndritë dielli, s’ka për ta tharë
T’ kem simbol të ardhmërisë