>
LETERSISHQIP

Perlat Tona

Rrezja e diellit plotë butësi,
Në ato kodra e qetë ka ra.
Gjeravica, me magji
Roshkodolin është duke e pa‟!
Shqip këndojnë kroje e zogj
Veç t‟i japin shpirtit freski.
Bëhen bashkë shokë e shoqe,
Me t‟i pasë syri lakmi!
Kur barinjtë i fryejnë fyellit,
T 'bëjnë të mekesh, t‟lënë pa fjalë.
E lutë Zotin, në mes të dimrit
Të t‟japë forcë, atje për t‟dalë!
Kur bjen mbrëmja përmbi kodra,
Mirë kopesë i prin ogiçi.
Ndizen zjarret nëpër votra,
Me t'u kënaq zemra e shpirti!
Nata ikën për një çast
Kur ushton kënga ne vatra
Asgjë tjetër s’ke për te dashtë
Veç një frymë n ‘këto perla t ‘arta