Tema: Poezi Për Shoqerinë

Asgjë

Asgjë nuk matet me një buzëqeshje
Asgjë nuk matet me fjalë urtie
Asgjë nuk matet me një dënesje
Që na përshkon me valë kënaqësie

Asgjë nuk është më e rëndë se fjala
Kur hedhet keqas e pa u matur
Ajo të rrëmben më keq se vala
Të gërryen në shpirt e të lë zdapur

Asgjë nuk matet me zilinë
Që të mbjell urrejtje e trishtim
Kur me dëshirë e zgjedh dredhinë
E pastaj lutesh të gjesh shërim

Asgjë s’del të matet me thashethëna
Po pse i bën ato pa zor
Madje sajon fjalë krejt të rreme
E pastaj të quajnë beterr dhe horr

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  6