>
LETERSISHQIP

Rrudhat

Sa herë me shtohen rrudhat, shpejt te kujtoi ty
Ne to lehtë lexohet se kem ngjashmëri
Kanë kaluar vite, madje dhe dekada
Qe kur ti me ike, nenë moj ti e madhja

Mua me buzëqeshi jeta, por jo edhe ty
Tash qe ti me ike, ndihem ne vetmi
Në ëndërr me del, e me puq ne faqe
Me del para ti, me nje bukë pogaçe

Atëherë bukën e misrit ti pjekje nen saç
Me shamie mbi ballë me beje me u kënaq
Rrudhat ti lexoja edhe si fëmijë
Ti vetëm buzëqeshje plotë me modesti

Unë sikur e dija se ti fshihje shumë
Rrotull ti na vije me dashuri lume
Ndonjëherë kur gjeja ndaji lule n ‘oborr
Me te shpejt unë vija ta veja në dorë

Ti me buzëqeshje me fjalë miradije
Unë te vija rrotull si nje qengj lëndine
Sa gëzoja shumë vetëm tujë të shijuar
Kur me ledhatoje me te ëmblat duar

Tash ato kujtime, sot po i veje mbi letër
Unë jam ne një botë, ti me ike me i tjetër
Se te kujtoi shumë se ve ne dyshim
Mijëra fjalë zemre ti shkruaj pa mbarim