>
LETERSISHQIP

Zahit Pajazitit

Njëqind vjet me shkrua nuk dalin
Sa shumë trima dha ky dhe
Sikur shqipja që e do malin
Ti Zahir deshe Atdhe

Nuk me tremb pushkë e armikut
Se me ka lind nëna shqiptare
Vec një here kam dhenë betimin
Për me vdek për nenemadhen

Ty Zahir, ta puthsha pushkën
dhe shumë heronjve tanë
Ju na bëtë t’i gëzohemi jetës
Me liri dhe një vatan

Historinë me mijëra fleta
E kem t ‘mbushur me lavdi
Si shqiponjat përmbi shkrepa
Përjetësish një Shqipëri