Me Aromën Tënde

Do ta marr aromën tënde
Që ta ndiej kur larg të jem,
Kundërmimin marramëndës
Edhe dehës pranë ta kem

Por kam një problem të vogel
Edhe nuk i bëj dot bisht,
Meqe s’kam shishe me vete
Do të pres të voglin gisht.

Dhe do fus aty aromën
Mos të avullojë në vapë,
Zemrën time të plagosur
Do t’ia vë gishtit për tape.

- poezi nga Sajmir Hide


Nuk ka akoma asnjë votë