>
LETERSISHQIP

Ta Shtrengoja

Mjafton të shohësh një flok dëborë,
E shpejt të hedhësh një shall për qafe,
Filxhan të ngrohtë të mbash në dorë
Ulur në dritare duke pirë një kafe.

Të dashurën ta kesh aty për karshi
Ashtu të ëmbël e lozonjare
T'ia shohesh dhe saj atë bardhesi,
Që bora bukur përcjell në dritare.

Të zgjatesh ëmbël ta ledhatosh
Ta mbash në prehër ti shtrëngosh dorën,
Ta puthësh fort e ta gëzosh
Ç'ngjajshmëri ka me dëborën

Ndryshimin e vetëm që ato kanë
E s'bindem dot me këtë risi,
Sa mire do ishte që edhe borën
Ta shtrengoja fort në gji.