>
LETERSISHQIP

Midis Dy Boteve

Me ngeci pena mbi leter,ne nje gropez
Shkaktuar nga loti,qe ra per ty
U mundova te shkruaj,ne nje tjeter copez
Nje lot tjeter ra,dhe gropezat u bene dy

Mundohem prape,e prape te shkruaj
Dhe letra mbushet me gropeza plot
Ndihem i larguar e bere i huaj
Letra kripezohet,e qullet me lot

Dhe me ngjan,si nje are e zhuritur
Ku thahen filizat,pa meshire ne vape
Ashtu dhe ti leter,me dukesh e uritur
Si djathi per kripe,mbeshtjelle me nape

E lashe menjane,penen e shkrete
Ashtu te lodhur,se nuk mundi
E kuptoi edhe vete,se ish e vertete
Ajo do te shkruante,firmen nga fundi

Dhe adresen mbi zarf,drejtuar asaj
Parfumosur lengshem,me eren e loteve
Pak melan te zi,leshuar pastaj
Si vule ndarese,midis dy boteve