Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Rreshqitje

Dashurine dhe urrejtjen,ne te njejten qeli
Kur ne gote mbush njeren,pasi tjetren zbrazur ke,
Me njeren etjen shuaj une,me tjetren etjen shuan ti
Zinxhire e balte te zgjebosur,kraheve kemi ne.

Me dashuri e mbush goten e lutem ne cdo gllenjke,
Qe neser le te ndodhe ndonje super mrekulli
Por ti nuk harron e goten se plotmi me urrejtje
Nuk njihesh me kush je,nga vjen,ku shkon e ku rri.

Vargonjte e se keqes qe shetisin kudo,njesoj si shtrigane
Te nxire erresires,si elegante moderne a te moderuar
Te dehur me urrejtjen,asnje pike nga gota te derdhej,nuk lane
Si mundet valle keta mjerane,ta luajne si race e dashuruar.

C’me qesh o limit i kufizuar i miresise hyjnore,
A s’te vjen cudi dhe ti o limit i kufizuar i dashurise?
Ku u zhduken valle,ne c’rruge u harruan ndjesite engjellore
Si mundet keshtu e u prishen,punemirat e perendise.

- poezi nga Sajmir Hide


Nuk ka akoma asnjë votë



Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet