>
LETERSISHQIP

Tim Biri

Ti mban mbi shpine rinine time
E une nder duar, rinine tende,
Ti ecen kaluar ne nje kohe te arte
Te reja mendime, te reja vende.

Nuk njoh as ah, as dhimbje, as brenga
Qe diten, qe linde une vec gezim
Sado qe jeta u mundua me penga,
Ti je ilaci dhe sherimi im.

Dhe sot, qe mbush pesembedhjete
Une te uroj u befsh njeqind
Te jesh i lumtur ne te madhen jete
Ku rruget e saj nuk kane mbarim.