Rrojme Kot!

Sikur vdekur e pakallur
Lotet,ne kerkim te shpallur,
Rruges,zbathur,e mjerimit
Hallesh shtuar,deshperimit.

Ta shoh lotin,ku te ra
Si pikoi syrit tend,
Pike-pike u be kala
E vendosur mbi nje shkemb.

Dridhshem zemrat,ngurtesuar
Pirgje guresh,njerezimi,
Ardhur kohe e trazuar
Sa s’te njeh as krishterimi.

Derdhe.
Derdhe lotin,o i mjere
Shembur shpresash,poshte koken,
Keshtu ndodh dhe me te tjere
Rrojme kot,e shtypim token.

- poezi nga Sajmir Hide


Nuk ka akoma asnjë votë