>
LETERSISHQIP

Po Humbem

Po humbem në rreze të diellit,
Ne sy të hënes të bukur,
me mbeti dhe pak koh,
jam duke u humbur.

Një dritë në mes të errësires,
e humbur ajo drit,
a do më sherohet plaga?
a do të bëhet ditë.

A do të kem më shpresë
une nuk e di,
ndoshta do te vdes
ende pa u bërë drit.

Me në fund një shpresë
flakadan në erresirë,
me padurim e presë
me trupin e ngrirë.

Një drit e nga qielli
errësiren ma ndriqonë,
një sekret të madh
në vesh ma tregonë.

Mbaje vetën me tha
ti mund ta bësh dit,
shiko brenda vetes
shumë kohë kete e ke pritë.

Ne shpinë ke dy krahë
si gjethe ne erë,
nuk i ke vetëm tani
i ke pasur perherë.

Mer hov dhe fluturo
mendjen tënde ndegjo,
kur ta prekesh kaltersinë
do ta ndiesh lirine.

Do ta ndiesh dashurinë
me zemren tënde të njomë,
sa herë të kesh erresirë
vetem mua kujtomë.

Gjithmonë do të jem me ty
në qdo rrezik e veshtirësi,
që ti të mos jesh e vetmuar
qe ti të kesh liri.

Gjithmonë me kujto
vasha me krahë të bukur,
ti mund ta rikthesh
lirine qe ke humbur.