Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Personazhe Të Njohur

Adem Jashari

Q'është kjo gjamë qe nga larg ndihet
kush nga plumbi ne dhe po shtrihet,
kush lufton ballelartë per Shqiperinë zemer artë.

Kujt s'i dhimbset jeta e tij
kush jap jeten per liri.
Kush derdh gjak e kush derdh lot
nje trim po luftojka sod.

Gjaku s'ndalet
ujit tokën,
kjo krismë ndegjohet
ne tërë botën.

Po lufton Ademi trim
për lirinë e vendit tim.
mbetet nëna duke qarë
ne dysh zemra i është ndarë.

A do ta shoh më birin e saj
per Ademin ajo mban vaj.
Te kthehet me padurim e pret
se mos nuk kthehet mendjen e vret.

Kur merr lajmin se ka vdekur
i ngrihet trupi zemren hekur,
por lirinë ai na e solli
gjak lirie ne toke mbolli.

- poezi nga Sala Gashi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet