TEKSTESHQIP

Sali Mani
Jam Kosova
Lyrics

Jam Kosova a m’ndegjoni,
Mos haroni, mos harroni,
E pa mposhtun bij Dardane,
Tok e ndezur me vullkan hej,
Neper faqet t’historis,
Shtrisin gjurmet e lavdis,
S’jam per luft o jam per paqe,
Kush ka vendin e kan paqe o heej,
(2 her)
Asht i vetmi gurr i proves,
per shpetimin e Kosoves
asht e bija e Boletinit,
per Kosoven za kushtrimi

Jam Kosova , jam Kosova,
boll durova, boll durova,
jam e gjall e ma s’duroj o,
ma askujt nuk i besoj hej,
se sa her ne kamb u ngrita,
m’doli hasmi kah se prita,
per nan dhe gjarprin e shoh o,
se kush a me te e njoh o hej,
(2 her)
Gjakun helm ma ban gjithmone,
sahanxhit e kombit tone
bash te pragu o i liris,
ma çojn ujn n’mulli t’serbis.

Jam Kosova, jam Kosova,
boll durova , boll durova,
na ka lind nana ni fmi,
ja kem ngjit emrin allti hej,
asht alltija çlirimtare,
lavdi nana kosovare,
kush e nem goja ju thavte,
kush se don zemra ju çaft o heej,
(2 her)
Koha vet e qiti n’drit,
pse u than malet tuj prit,
asht e bija e Boletinit,
per kosoven za kushtrimi.