TEKSTESHQIP

Salih Bajrami-Krasniqi
Çanakale
Lyrics

Kange historike dedikuar luftetareve Shqiptare qe rane ne Betejen e Çanakkalasë gjatë luftës së parë botrore - kundër aleances Britanike. Thuhet se më shumë se 30mije Shqiptare lanë jetën në kete beteje. Varrezet perkujtimore te luftetareve Shqiptare ne Canakale jane te shkruara me emrin e qytetit te lindjes.

Çanakkale

N'Çanakkale u nisa unë pej Stambollit
Oh lumja nona ku po m'qon karshi dushmanit
Oh për t'rijt tonë aman

N'Çanakkale mrena topi bubullon
Oh ku po bjen gjylja vlla, aty ujë gufon
Oh për t'rijt tonë aman

N'Çanakkale mrena, n'fusha t'mejdanit
Aty ishin kanë mbledhun vlla, trimat e xhihadit
Oh për t'rijt tonë aman

N'Çanakkale mrena,u vrava, u varrova
Tri ditë pa m'dalë shpirti vlla, vorrin e kërkova
Oh për t'rijt tonë medet

N'Çanakkale mrena,na u ba terr e zi
Ah t'vramit e t'varruemit, nër çadër tuj shti
Oh për t'rijt tonë medet

N'Çanakkale mrena, nisi me ra shi
Ah n'atë zavallë t'shpirtit vlla, m'mur malli për shpi
Oh për t'rijt tonë aman

N'Çanakkale mrena, ni bunar mjedis
Oh mos e pini ujtë oh vllazën, e kan xeherlisë
Oh për t'rijt tonë aman

Dola pej Stambollit, me pa selamet
Ah nanës tonë e babës tonë, ymri ju k'putë krejt
Oh për t'rijt tonë aman

N'Çanakkale mrena,na mloj tymi i zi
Oh urdhni erdh pej mbretit vlla, hygjym me singi
Oh për t'rijt tonë aman

N'Çanakkale mrena, dola me ni skejë
Oh ballanat po shkojnë përpjetë, xhyphane tue djegë
Oh për t'rijt tonë aman!

DËRGOI: