>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo ka zë të mrekullueshëm dhe nga Kërçova. Salije Bajrami ndjek mësimet në shkollën "Gjergj Kastriot Skënderbeu" gjithashtu ndjek kursin në gjuhën gjermane. Në aspektin muzikor ndjek mësimet për solfezho, këndim, paraqitje skenike dhe piano në Klasën e prof. Besiana Mehmedi e Shkodran Tolaj. Ka marrë pjesë në shumë festivale si: "Fluturat" - Kumanovë ku ka fituar çmimin e i tretë, "Dita Jonë" - Kërçovë ku është shpërblyer me çmimin e dytë, "Zogjtë e planetit" - Gjilan, çmimi i parë, "Mollëkuqet" – Gjilan çmimi I parë, "Cicërimat buzë Ibrit" – Mitrovicë ku po ashtu i ka takuar çmimi I parë. Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale si mysafire: "Dita Jonë" - Kërçovë, "Bilbilat e Korabit" - Dibër, "Diamant Fest" - Ferizaj, "Peshku i Artë"-Strugë, etj. Ka marrë pjesë me shumë sukses dhe në koncerte te ndryshme si në Mega Koncert në Kërçovë që mbahet çdo vit tradicionalisht, në Librazhd si dhe në Austri ku me ovacione e priten mijëra Mërgimtare. Salija është shumë e lidhur me Kosovën dhe jo rastësisht ajo i këndon Kosovës në këngët e saj. Sukses ka shënuar edhe në festivalet ndërkombëtare, vlerësuar me 9 çmime të para. Fituese e çmimit “Grand Prix” në Maltë, ku u zgjodh si këngëtarja me e mirë nga 45 shtete pjesëmarrëse.

Në Korrik 2014, Salije Bajrami merr pjesë në Kosova Fest Kids 2014 me këngën "Pranvera".

Më datë 18 Janar 2016, Salije Bajrami publikon videoklipin "Protesto", videoklipi i parë profesional për fëmijë në Maqedoni.

Me 30 Janar 2016 është ftuar në koncertin "Xixat e Flakës", që mbahet në kuadër të manifestimeve për "Flakën e Janarit" në Gjilan.

Në Shtator 2016, Salije Bajramaj & Ylli Ajroja marrin pjesë në Diamond Fest 2016 me këngën "Forca E Bashkuar".

Në vitin 2016, Salije Bajrami publikon albumin "Pellumb I Bardhe". Llogaritet si i pari album në Maqedoni për moshën që e saj.

Më datë 7 Tetor 2020, Salije Bajrami publikon videoklipin "Baresha". Muzika e këngës u punua nga Rexho Mulliqi, teksti u shkrua nga Rifat Kukaj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Arsim Stafa.

Në Maj 2021, Ardit Stafai & Salije Bajrami marrin pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën "Larg".