>
BIOSHQIP

Ku Ndodhet Samanta Karavella?

02-06-2015
Këngëtarja Samanta Karavella ka vendosur të udhëtojë drejt ishujve Barbados për të pushuar.

Edhe pse nuk dihet se me kë ka udhëtuar kaq larg, këngëtarja duket se po i gëzohet diellit dhe rërës, e për më tepër që këto plazhe janë vendi i lindjes i këngëtares së njohur Rihanna.

Përmes fotografive duket se vendi ku ajo po pushon është i mbushur me gjelbërim, ku bien në sy palmat tropikale, ndërsa artistja shqiptare duket se ka zgjedhur të marë rrezet e para të diellit jashtë Shqipërisë.



Por duket se kurioziteti i fansave që e ndjekin në rrjetin social rritet fill sapo ajo postoi një foto nga Barbados, të cilët e pyesin nëse ndodhet aty vërtet, por ajo preferon të heshtë.

Ndoshta në këtë mënyrë kërkon të mbajë të fshehur se me kë ndodhet aty.
(Indeksonline)

Ku Ndodhet Samanta Karavella?