>
BIOSHQIP

Çka Po Bëjnë Samanta E Skivi?!

14-07-2015
Listës së dueteve të kësaj vere shumë shpejt do t’i shtohet edhe projekti mes Samanta Karavellos dhe Skivit të Babastars.

Dyshja ka vendosur t’i bashkojë forcat për këtë sezonë me këngën e cila do jetë gati për fansat brenda një kohe të shkurtër.

Samanta që prej vitit të kaluar nuk ka sjellur ndonjë projekt e mbase ky i rradhës me Skivin do jetë i qëlluari për të pasur sukses të përafërt sikurse me “Ti se din se” të cilin fituesja e Top Fest 10 e solli poashtu me një anëtar të Babastars – Onatin.
(Prive.Al)

Çka Po Bëjnë Samanta E Skivi?!