>
BIOSHQIP

Samanta Vjen Me Stil Të Ri!

25-08-2015
Këngëtarja Samanta Karavella kohëve të fundit ka qenë thuajse çdi ditë e pranishme në media, dhe shkak për këtë janë bërë fotot që ajo poston vazhdimisht në rrjetet sociale.

Deri para ca ditësh ajo tregonte se ndodhej me pushime, dhe sigurisht që në media lakohej gjithmonë pyetja se me kë është Samanta në pushime?

Por megjithatë duhet thënë se Samanta është treguar mjaft indiferente ndaj kësaj pune dhe nuk ka reaguar fare. E së fundmi temë në meda përsëri është bërë ndryshimi i stilit të flokëve të saj.

Ajo i ka lyer flokët e saj nga të zeza në pak të kuqe në pjesën e poshtme. Fansat e kanë komplimentuar atë për këtë ndryshim, pasi rrallë herë Samanta ka tentuar të ndryshojë flokët.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Samanta Vjen Me Stil Të Ri!