>
BIOSHQIP
Biografia
Grupi është formuar në vitin 1997 në Prishtinë dhe anëtarët e grupit Sansara kanë qenë:
Drini Meka, voc, git, keys
Bashkim Salihu, bas
Dren Abazi, git
Shpend Hyseni, drum
Arif Muharremi, git
Enes Bajramliqi (mysafir në kangën 'Bulevardi'), keys

Bersanti (baskitaristi) u angazhua në sfera të tjera, vendin e tij e zë Real Pozhegu (ish-anëtar i bendit IN). Enesi (daullisti i bendit) gjendej në Sarajevë, në vend të tij angazhohet Sedat Ajeti. Bendit i bashkëngjitet edhe Arif Muharremi (kitarë). Ky formacion, në vitin 2000, realizon videoklipin e këngës "Fabrika e modeleve plastike". Regjinë dhe skenarin e bëra unë - Drini Meka. Gjatë xhirimeve morën pjesë Arzana Kraja dhe Shpend Mula. Montazhin e bëri Astrit Idrizi në rtv 21, bazuar në librin e xhirimit të hartuar nga unë dhe Arzana. Me pak fjalë, videoklipi "Fabrika e modeleve plastike", shpreh një lloj rebelimi satirik, ku fabrika në këtë rast është personifikim i një makinerie që merret me shpërlarjen e trurit të rinisë sonë. Videoklipi lansohet dhe krahas kushteve e mundësive të kufizuara promovuese, arrin të përjetojë kulmin e vet.

Pas një viti, për shkak të obligimeve private, Arifi dhe Sedati lëshojnë bendin, por kthehet Enesi. Bendi vazhdon dhe funksionon si trio duke e përmbyllur periudhën "demo" të sansarës me singlat e fundit: MAKINA PËR PARAJSË, FREE TEATRO, BULEVARDI, BANESA NË KATIN E PARË, FASHION DHE PA PA-RA, të komponuara dhe të shkruara nga unë.
Këngët MAKINA PËR PARAJSË dhe FREE TEATRO arrijnë të realizohen në studio. Të dyja këngët bëhen himnë e radioemisionit PILOT UNDERGROUND. FREE TEATRO vizuelizohet për programin e vitit të ri në KTV, ndërsa BULEVARDI, BANESA Në KATIN E PARë dhe FASHION mbeten për më vonë.

Pas shumë orvatjesh për të gjetur një donacion për realizimin e një projekti (incizimi i albumit dhe një film i metrazhit të shkurtër, me porosi të qartë për kultivimin e artit të pakomercializuar), nuk e gjetëm ēelësin si ta konkretizojmë. Askush nuk qe në gjendje të na ndihmojë. Përfunduam të dëshpëruar. Reali iu përkushtua gazetarisë dhe hendbollit, Enesi u punësua dhe filloi angazhimin e tij në një studio muzikore, ndërsa unë e regjistrova vitin e tretë në arkitekturë dhe vazhdova në gëdhendjen e incizimeve të vjetra dhe kompozimin e të rejave.

Viti 2002. Pas mbarimit të vitit shkollor, fillova më intenzivisht të ushtrojë sepse kisha vendosur që vet të investoj në inqizimin e CD-së. Në muajin prill të vitit 2003 isha i gatshëm të hyjë në studio me 11 këngë në frymën Brit-pop. Për inqizimin e disa këngëve ushtrova me Bashkim Salihun (bas kitarë), Elvis Ibrahimin (kitarë), Shpend Hysenin (daulle) dhe Dren Abazin (kitarë). Inqizimi u bë në studion Init në Prishtinë (prill - tetor/ 2003).

Albumi mbanë e titullin "Welcome to Pristina", sipas një pllakati të vendosur pas luftës në stacionin e vjetër të trenit në Prishtinë, ku gjithēka është në pritje të trenit që nuk kalon më andej pari. Arkitektura dhe ngjyrat e tij e bëjnë këtë stacionin të duket i vetmuar, jashtë kohës dhe hapsirës dhe aspak kompatibil me jetën e zhurmshme të Prishtinës. Ky objekt do të jetë shenjë mbrojtëse e albumit dhe në shumë rrafshe përputhet me konceptin e tij.
Këto ditë u përfundua videoklipi për këngën "ka kohë që më duhesh ti", skenarin dhe regjinë e të cilit e bëra unë.

Në Qershor 2005, Sansara marrin pjesë në VFM 2005 me këngën "Ka Kohe Qe Me Duhesh Ti".

Në vitin 2003, Sansara publikojnë albumin "Welcome To Pristina".
KATEGORI: