>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo quhet Sara Malaj dhe është nga Vlora, por e lindur në Athinë. Sara ka nisur të merret me modeling në moshën 14-veçare, ndërkohë që gjatë vitit 2018 iu përkushtua edhe muzikës. Pas 3 videoklipesh që u përfolën shumë, Sarah u pa shpesh në media dhe ishte disa herë e ftuara e Arian Çanit tek “Zonë e Lirë”, në Televizionin Klan.

Me një look të ri dhe tatuazhe të reja, Sarah rikthehet në vemendjen e publikut në vitin 2021, si një nga vajzat e programit "Përputhen", të drejtuar nga Bora Zemani në Top Channel.

Më datë 2 Prill 2018, Sarah publikon videoklipin e saj të parë rrep "Put You On". Ajo u ftua nga Arjan Çani në emisionin e tij "Zonë e lirë" për të promovuar klipin.

Më datë 16 Korrik 2018, Sarah & Don Phenom publikojnë videoklipin "Dirty Wine".

Më datë 16 Gusht 2018, Sarah publikon videoklipin "Lollipop". Muzika e këngës u punua nga Alsked Rrenja, teksti u shkrua nga Sarah Malaj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alsked Rrenja.