Tema: Poezi Për Atdheun

Ti Më Je Si Lulëkuqe

Nga gjithë ngjyrat më shumë dua
a e dini cilën vallë?
Atë ngjyre e ka dhe gjaku
që na zjen në dej i valë.

Ngjyrë të kuqe ka flamuri
me shqiponjën me dy krerë,
na jep emrin më të bukur:
"Jam shqiptar me bese e nder!"

Ndaj përherë,pë çdo festë
vesh me gaz një bluzë të kuqe.
Më thotë mami fytyrëqeshur:
"Ti më je si lulëkuqe!"

- poezi nga Sazan Goliku


- Poezia u dërgua nga anesa -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  42