Më mbaj mend (për 1 muaj)

Kohët

Në shtëpinë time e stolisa Fëmininë
Thirrjen rinisë që të zotërohemi
Me kohët e jetës time mbi tokën që digjet
Ia fala gjenezave Evolutive të lënguara.

Udhëtimet nëpër Nënën Shqipëri
Si në ëndërr e tjetërsisht në zhgjënërr
Dibrës sime i lë amanet Historinë
Mësuesit, po vetëm mësuesit
Unë me nxënësit për fisnikërinë
Duke i ndjekur Gabelët të fundosen
Dhe tradhtarët që në fosile mbeten
Se KOHËT nuk do të rrjedhin më kotë
Mbi LIS-ILIRËT sot e për mot
DHE Kosova do të bëhet Republikë
Financën e shtetit ka Nëntokën e Artë
Dhe Evropa s'do të ketë panikë
Me Kosovën s'do të mbetet në baltë.
Në"Tokën e Djegur" shënoj vdekjen e barbarëve
Se Zoti është në foletë e shqiponjave
Bashkë me luftëtarët DARDANË, këndeve
Skënderbegasit me Princin,kështjellave
Duke shpalosur ditarët, bibliotekave
Për Zotin,Zoti është në shtëpinë time
Dhe grisha e Ballëhanzës bëhet hyjneshë
Për dashurinë e pasardhësve
Në KOHËT që po vijnë
Mbi tokën e përgjakur do të mbijnë lule
Nga shkrumbi i djegieve karbone shkruhet:
"Kiameti nuk do të gjejë vend në shpirtin tonë
Fëmijët kanë për t'u dashuruar e bekuar
E bota ka për t'u gëzuar"

- poezi nga Sazan Papraniku


- Poezia u dërgua nga arsimdiber -

Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet