>
LETERSISHQIP

Gjaku Im

Kjo tokë më mban
Më ushqen
Më jep gjak
-Nga Gjaku IM
Le të skuqet.
Ka për të mbirë
Një Lulëkuqe
Dhe Lulebardhë
Me gonxhe plot
Për shumë jetë e mot
Dhe për ditë Feste
Si dje ashtu edhe sot
ATO Lule
Për ne të gjithë
Në Male e Fusha
Në ballkone
Dhe në Dasma
Kanë për të lulëzuar
Nëpër Restorante
Dhe Kulla private
Nëpër biosferë
Do të mbushemi plot hijeshi
Me emrin tonë të lashtë
ARBËRI.