>
LETERSISHQIP

Pranvera

Pranverë e bekuar
Behar i çelur
Bujk i buzëqeshur
Diell e shi i tokës së ngjallur.

Bilbilat këngëtojnë me cicërima
Bagëtitë kullosin shijshëm
Qyqet bëjnë ku-ku-të
Dallëndyshet ngrejnë foletë.

Shkollat gumzhojnë
Me lule kurorëzohen
Rrugët parakalohen rishtas
Parajsa krekoset në hijeshi.