>
LETERSISHQIP

Gjinkalla

Gjinkallë përtace
Me xhixhërima veshë plase
Verën e bën nën hije
Dhe dimrit i len sehire.
Vera kaloi, Dimri afroi.
Gjinka... i shkon bubrecit
Kërkon drithë pa turp fare
Si krenare dhe lozonjare.
Bubreci bujarishëm e priti
Moj halldupë ç'hall të qiti
Thuaj gurmazit pakëz praj
Kur s'punon kënga është vaj.