>
LETERSISHQIP

E Ftohtë

Nëna pa fëmijë
E FTOHTË është
Si bora
Në Mal.

E FTOHTË
Është jeta
Në verën
Pa bereqet
Për fukaranë.

Pa fabrika
Pa ferma
Pa tokë
E FTOHTË
Është ardhmëria
Për bujkun
Për punëtorin
Durimtar.

E FTOHTË
E zbehtë
Është natyra
Në qytetin
Pa student.

E FTOHTË
Është banka
Pa nxënësin

Dhe i FTOHTË
Është nxënësi
Në atë bankë-shkolle
Pa shkrimin
Dhe gjuhën
E nënës.

I FTOHTË
Është çdo njeri
Kur s'gëzon
Të shenjtën
LIRI.