Më mbaj mend (për 1 muaj)

Ballëhanzë

Stërgjyshërit të gjetën Ballëhanzë
Prindërit Ballëhanzë të quajtën
Gjithmonë në vesh e në sy NËNA ma thoshte
Unë sot po të shoh a je ajo Milcë
Rritur e ruajtur Mileniumeve.

Ballëhanzë fshat e çerdhe e jonë:
Me shtëpi, kopshte, livadhe e lëndina
Me shpate-kodra, zabele e bigla
Burime e Procka, arra e drunj gështenje...
Aty lindëm, u trashëguam
Gjurmëve nëpër shekuj...
S't'u panë kurrë njerëz-viça
As çakej Azapësh, Jurukësh e Kopukësh
Tash po të mbathen Ovska e ski-ja
Të rrëshqasësh pa fund pa krye.

Aty shkruajtëm ABC-ën e Manastirit
Mësuam ABETARE-n e Kristoforidhit
Në mësonjtoren e Qiriazit
Me gjuhën e Pjellazgjisë dhe Ilirit
Mësuesit e Nini-t, Kotos, Çabejit...
T'i qasemi fillores, liceut,normales,Universitetit
Me Shqipen e Sirës, Lekës, Pirros, Teutës
Gencit e Bardhylit, Argjirës e Gjergjit
Hasanit e Tunuzit, të burgosurit politikë dhe Fisnikëve...
Dhaskalin rrallë po më bie në sy
Në fletushkat e nipave të mi.
Këngën për Mëmëdhenë se dëgjoj
Nga zërat e pëllumbave.
As "Bagëti e Bujqësinë" e Naimit
Po vetëm "Poemën e Mjerimit"!

Po i humbën ZËRI Teftës, Tukiqit, Rapsodit...
Ndryshket SHPATA e Moisi Golemit
Fshihet fjala FLAMUR e Najdenit
S'kërcet HUTA e Elez Isufit tej Mavrovës
I vetëm, i pavdekshëm Xhema grilave të Idrizovës
Me Nipat që ngrejnë zërin anë e kënd botës.
Ballëhanzë !
Vendlindja jonë gur i rëndë
S'të lë Unë, im Bir e ATA që do të trashëgojnë
Pa shkëlqyer si Diell dhe begati me kohët
Dhe "Mollë e Ndaluar" për barbarët
Zemra e Dija si armë më të forta na mbrojnë.

- poezi nga Sazan Papraniku


- U dërgua nga arsimdiber -
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2

Komente mbi këtë krijim