>
BIOSHQIP
Biografia
Këngëtari dhe kantautori i këngës së lehtë Sedat Kuçi, nga viti 1986 është pjesëmarrës në festivalin “Zambaku i Prizrenit” në cilësi këngëtari, kompozitori, mysafiri special dhe anëtar jurie. Si pjesëmarrës në disa festivale në Shqipëri në vitet 2008-2009 nga juritë profesionale ka qenë i shpërblyer me diplomë “Interpretimi me origjinalitet të lartë artistik i këngës popullore qytetare” dhe mirënjohje “Këngëtar i shquar i këngës prizrenase." Figura artistike e Kuçit respektohet nga brezat bashkëmoshatare dhe dashamirësit e muzikës së lehtë, posedon një karrierë mjaft të ngjeshur artistike, shumë të vlerësuar dhe aktive brenda vitesh – këtu: si pjesëmarrës në koncerte, festival dhe emisione radio-televizizve. Kuçi ka inçizime në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP), Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe në Radio Televizionin (RTV21). Viti 2017 qe viti i kurorëzimit të albumit “Prizreni në këngë të përzgjedhura”, album ky, i promovuar përgjatë vitit 2018 në Zarë të Kroacisë, Danimarkë, Suedi dhe Prizren. Aktualisht Kuçi jeton dhe vepron në Prishtinë, mirëpo me Zambakun dhe Prizrenin është shpirtërisht i mishëruar.

Në Qershor 2019, Sedat Kuçi merr pjesë në Zambaku I Prizrenit 2019 me këngën "Nostalgji", të komponuar nga Mysafer Qafleshi..