>
BIOSHQIP

(1950-2020)

Biografia
Pas një sëmundjeje të rëndë pushoi së rrahuri zemra e poetit atdhetar, publicistit, ish- gazetarit të Radio Prishtinës Prof. Sefedin Xhafolli (Berisha). Poeti ka lindur në fshatin Drenovc të Prishtinës, më 28 mars 1950 në një familje bujare dhe me tradita atdhetare. Ishte fitues i disa çmimeve letrare kudo në trojet shqiptare dhe autor i dhjetëra vëllimesh poetike.