Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Vargje Për Nënën".
3. Video është e këngës "Vargje Për Nënën", por nuk këndohet nga Selami Kolonja & Kastriot Tusha.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.
Muzika & Teksti:
Selami KolonjaOrkestrimi:
Sajmir ÇiliPjesëmarrëse në
Netët E Klipit Shqiptar 13
Komente
Asnjë Koment
08/03/2014
Selami Kolonja:
Netëve të vonës rrije
Mbrëmjeve të ftohta dimri
Në ballkon më prisje ti
Kur kthehesha nga larg
Nënë akoma prisje ti
Kur kthehesha nga larg
Mëngjeseve kur zbardhte drita
Kur gjithë bota ëndrra shihte
Ti dhe nënat e gjithë botës luteni për ne
Ti dhe nënat e gjithë botës luteni për ne
Kastriot Tusha:
Rrudhat ballin ta kanë rrethuar
Si kurorë nusërie
Nënë ti moj e përkdhelshme
fjalë e shenjtë perëndie
Nënë e moj e përkdhelshme
fjalë e shenjtë perëndie
Mëngjeseve kur zbardhte drita
Kur gjithë bota ëndrra shihte
Ti dhe nënat e gjithë botës luteni për ne
Ti dhe nënat e gjithë botës luteni për ne
Bashkë:
2x
Falmë nënë në kam gabuar
Ti që më fale dashurinë
Edhe një jetë unë po të rroja
S’do ta laja borxhin ty
Edhe një jetë unë po të rroja
S’do ta laja borxhin ty
S’do ta laja borxhin ty
{{uname}}