>
BIOSHQIP

Semi Jaupaj: Me Bojkenin Jemi Shumë Të Dashuruar

14-10-2012
"E kthjellët" titullohet kënga më e re e "Grifshave" që kanë prezantuar të dielën e kaluar në edicionin më të ri të festivalit "Kënga Magjike". Një këngë plot emocion dhe nën një interpretim të fortë nga Semi Jaupaj e sjell atë përsëri me një projekt "single" duke mos dashur të identifikohet në karrierë me bashkëpunime. Madje për momentin as edhe me të dashurin e saj, Bojken Lakon. Në intervistën e saj, Semi rrëfen emocionet e festivalit si dhe lidhjen e saj me Lakon.

Me çfarë materiali muzikor jeni prezantuar në "Këngën Magjike" dhe çfarë emocione keni përcjellë tek publiku?

Kënga titullohet "E kthjellët" dhe është një gjendje, e cila në një fare mënyre është ajo që njeriu duhet të ketë pavarësisht dhimbjeve dhe lotëve. Duhet të jetë i kthjellët që të ndiej dhe kënaqësitë që dhuron jeta dhe dashuria.

Cilët janë bashkëpunëtorët e këngës dhe sa e kënaqur jeni nga ky projekt?

Kompozitori im vazhdon të jetë Bojken Lako, si në tekst ashtu dhe në kompozim. Jam shumë e kënaqur se Bojkeni e kupton gjendjen time emocionale, unë vij një ditë të bukur dhe them që tekstin do e bëjmë për këtë gjë, si thua? Kjo gjë më ndodh kur përjetoj emocione të mëdha. Të gjithë këngët e mia kanë lidhje me një ngjarje të caktuar timen apo me atë që kam parë diku dhe më ka bërë përshtypje.

Po pse pikërisht tek Kënga Magjike?

Te Kënga Magjike pasi aty ekam filluar tamam karrierën time. Më pëlqen shumë dhe nuk do i ndahem, do vazhdoj të marr pjesë.
A kishte ovacione nga publiku pas performancës tuaj?

Mendoj se publiku e pëlqeu këngën. Megjithatë këngët që kanë një tekst të menduar gjatë besoj se kanë nevojë të dëgjohen më shumë se një herë që të kuptohen tamam. Por reagimet do i shohim nga klikimet në Youtube.

Mendoni se e keni arritur atë që dëshironi si grup?

Nuk besoj se një artist apo grup do e linte me kaq rrugën artistike dhe patjetër që nuk mund të jetë ky maksimumi. Ai do të fillojë të jetë i tillë kur të fitojmë një çmim në "Këngën Magjike". (qesh).

Do e bëni klip këtë këngë?
Nuk kemi menduar për një klip për këtë këngë, por keni bërë mire që ma përmendët se mbase duhet vërtetë. (qesh)

Cilat janë synimet tuaja në të ardhmen dhe planet në muzikë?

Synimet janë shumë, planet po ashtu, një nga ato do të jetë dhe albumi im, shkolla pasi nuk munda të fitoj në Akademinë e Arteve gjë që më duket shumë e padrejtë duke parë konkurrentët e tjerë që ishin aty madje kam shumë rezerva për atë shkollë. Megjithatë asnjëherë nuk i them vetes kaq ishte, do punoj për të arritur aty ku dua.

Përveç muzikës merreni edhe me regjizurë, cilat janë planet në këtë fushë?

Mendoj se do të futem në shkollën "Marubi", duke qenë se këtë vit nuk munda të jem në shkollë të lartë, megjithatë duhet diskutuar pak më gjatë qoftë me veten time.

Po ndonjë bashkëpunim me Bojken Lakon, si ecën lidhja juaj deri më tani?

Bashkëpunime me Bojkenin bëj gjithmonë, duke qenë se quhet bashkëpunim fakti që realizon këngët, por që të këndojmë së bashku nuk e di, duhet të piqen pak gjërat i themi andej nga Skrapari (qesh). Dua të kem karrierën time muzikore e më pas të dal në skenë në një duet me Bojkenin. Dua të vlerësohem një herë si Semi Jaupaj dhe pse një duet është vendosur për në festivalin e fundvitit. Gjërat me Bojkenin shkojnë shumë mirë, jemi shumë të dashuruar me njëri- tjetrin dhe për këtë e falenderojmë Zotin.
(Thash&them)

Semi Jaupaj: Me Bojkenin Jemi Shumë Të Dashuruar