Ti Dhe Unë

Mos më shaj!
Dhe nëse mendon se unë e thashë me të keq,
Se unë të dua vec të mirën
Dhe pse veshin ta shkul ndonjëherë.

Mos më gjyko!
Dhe pse s’munda të të jem pranë kur ti kishe nevojë,
Se dhimbja jote është e imja
Por ja që dhe unë gaboj,
Ama përpjekje bëj të bëhem më i mirë.

Mos ma mbyll!
Mbaje hapur derën e zemrës për mua të dashurin,
Që për ty shpesh herë mendoj
Dhe pse ti s’ke nevojë për romantizëm
Po për vepra, dhe unë mundohem ti bëj.

Mos më harro!
Më kujto se unë ty të jam treguar i pastër dhe pa hile;
Me të mirat dhe të ligat të jam dorëzuar
Se të dua, sic mund të dojë njeriu-njerinë
Pa e sharë, gjykuar ose harruar.

Poezi e shkruajtur më 24 janar 2019.

- poezi nga Serael


- Poezia u dërgua nga Elio -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1035