>
LETERSISHQIP

Të Frikshëm Janë Njerëzit

Ti nga përbind’shat ke frikë
Se nga brenda të hanë çdo ditë
Po rrotull, rrugëve a s’pe cik’
Sa njerëz nga njerëzit të vuajtur, o mik.

Ti nga vetmia ke frikë
Dhe veten e shoqëron me “përbind’sha”
Më të mdhenj e të frikshëm se ata brenda
Që të hanë e të përdorin siç u’a ka ënda.

Ti dashurinë kërkon kudo
Dhe në disko dhe pabe, natën
Ku vajza të mira gjen sa do
Pyes veten: në zemër ndonjëherë a të patën?!

Se ti nga njerëzit s’ke frikë.
Paçka se njëri-tjetrin vrasin pa frikë.
Përbuzin e shajnë dhe me hile dashurojnë.
Po ti... frikë, ke nga përbind’shat
Që falë njerëzve jetojnë.

DËRGOI: