Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Dashurie

Premtimi Që I Bëra Asaj Që Unë Dua

Gjithçka nisi si një lojë çapkëne
Miq të mirë thjesht duke folur
Shtrirë në fushë, një qiell gjysmëhëne
Dhe ne të dy disi të ndrojtur.

I largoheshim vetmisë të dy bashkë.
I afroheshim ishullit tonë të dashurisë
Në një varkë; ulur pranë shumë pranë
Të tjerët shamë, ne « origjinalët », i shamë

Dhe vazhduam ishullit ti jepnim emër
Me dashurinë që na vlonte thellë në shpirt.
A thua vërtetë Troja u dogj për një femër?!
Kjo pyetje më mundon si shpesh, vazhdimisht.

E të premtova se ishullin tonë do të ruaj
Duke të pritur të kthehesh, grua
Pa ty ishulli ndërroi emër e tash’ e quaj “vuaj”
Po çfarë s’do të bëja të mbaj premtimin që i bëra asaj që unë dua.

16 mars 2020

- poezi nga Serael


- Poezia u dërgua nga Serael -

Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet