Sergej Esenin Poezi
Sergej Esenin

Pa Titull 1

Ti s’më do? S’të dhimbsem sado pakëz?
Nuk ta mbushkam syrin apo si?
prapseprap ti ndizesh e merr flakë
tek shtrëngohesh supeve të mi

Mike, epsh e tëra, lajka s’dua
As i vrazhdët nuk të sillem dot
Veç më thuaj: sa kështu si mua
puthur e shtrënguar ke gjer sot?

Unë e di, të gjithë hije u bënë
Dhe s’ta shuan zjarrin pa mbarim
Prehër pa ulur ti s’ke lënë
Si po rri tani në prehërin tim

Nëse këto çaste ndonjë tjetër
Sjell ndërmend ti, syçkat kur pulit
Mos pandeh se po mërzitem tepër
Tjetër kend dhe unë kam në shpirt

S’është fat kjo lidhje mendjelehtë
po një flakë çasti veç, ta dish
Si të njoha rastësisht i qetë
“Mirëmbetësh” do të them sërish

Edhe ti do marrësh udhën tënde
Do bësh pluhur ditët plot mërzi
Veçse mos lakmo t’i marrësh mendjën
Kujt s’ka njohur puthje e dashuri

krahë për krahë me ndonjë tjetër djalë
Udhës kur të shkosh ti, ku ta dish?
Mbase dhe unë do kem dalë
Për shëtitje, e shihemi sërish

Ti më fort pas tjetrit do të ngjitesh
Dhe me kryet ulur ftotësisht
“Mirëmbrëma ” do më pëshpëritësh
Kurse unë “mirëmbrëma, Miss”

Dhe asgjë nuk do më trubullojë
S’do më dridhet shpirti për asgjë
Kush ka dashur s’mund të dashurojë
Kush u dogj një herë, s’digjet më…

- Poezi nga Sergej Esenin



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0