>
LETERSISHQIP

Kelyshi

Si m'u kthyen vitet prape
Dhe riçelen si lule lendine.
M'u kujtua dhe qeni qe pata,
M'i i shtrejti mik djalerie.

Zhurmoi rinia dhe iku
Si kjo panje e kalbur, e prere.
M'u kujtua nje vajze nazike
Fustanbardhe dhe qeni korrier.

Gjithkush ka nje te afert ne jete,
Un'ate si nje kenge e kisha,
Se pusullat e mia s'i merrte
Edhe qeni m'i kthente, m'i sillte.

Ajo kurre ato s'i lexonte.
Nuk e njohu as shkrimin tim kurre.
E menduar te gardhi qendronte
Prane pellgut te kalter me uje.

Vojta shume... Pergjigjen e prisja...
S'm'u durua dhe ika pa folur...
Dhe u ktheva ketu pas kaq vitesh
Te ky prag poet une i njohur.

Qeni ngordhi prej kohesh me pare.
Por ja, prape turiçka n'oborr
Qim'e tij ne te kalter e lare,
Po me pret me te lehur, gazmor.

Zot! ç'te ngjare! Tamam si ai!
Dhimbja ime mu zgjua ne shpirt,
Dhe me ktheu ajo ne rini.
Nje pusulle jam gati ta nis.

Me pelqen lehja jote, qenush.
Veç pusho, ti , pusho ti, pusho.
Dale, qen, te ta puth kete push,
Majn'e larget ne shpirt po ma zgjon.

Te shtrengoj, ne shtepi po te shpie,
Ty ne krahe shtrenguar pas gjoksit.
Fustanbardhen e desha gjer dje,
E sot dua fustankalteroshen.