Sergej Esenin Poezi
Sergej Esenin

Lashë

Lashë shtëpinë time atërore,
Kaltërsinë e Rusisë kam lënë.
Mbi pellgun me tre yje, panja
Ngroh trishtimin e plakës, nënë.

Hëna si një bretkosë e artë
Pasqyrohet nën ujin e qetë.
Si ngjyra e mollës, thinja
I derdhet në mjekrën e vet.

Jo, shpejt, shpejt s’do të kthehem!
Gjatë do këndojë, stuhia e epërme.
Kujdeset për kaltërsinë ruse
Panja plakëe mbi këmbën e vetme.

Unë e di, ka gëzim në të
Sepse, shiu gjethet ia lan,
Sepse, ajo panjë e moçme
Me kokën e saj më ngjan.

- Poezi nga Sergej Esenin



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0