>
BIOSHQIP

Seven Saraqi Fton Ne Shtepi Producentin E Famshem

08-02-2012
Ka qenë një darkë e mbushur plot e përplot tavolina, sic e ka zakon shqiptari, për të pritur mikun. Ka pasur aty pite me spinaq, mish vici, sarme, pulë, tarator me sallatë e shumëcka tjetër, e gjitha menu shqiptare. Kjo është ajo që ne mësojmë nga babai i talentit shqiptar Seven Saraqi, i cili kishte ftuar producentin e famshëm botëror Bang Out në shtëpinë e tij në një darkë. Producenti i 50 Cent dhe jo vetëm, ka shijuar pa fund ushqimin në tryezën mikpritëse të familjes Saraqi, ndërsa reagimi ka qenë vetëm "Waw waw" për ushqimin dhe mikpritjen. Producenti ka treguar në këtë darkë se kurrë në jetë nuk kishte ngrënë më mirë, ai ka pasur me vete edhe djalin e tij, Jama. Por kjo tryezë ka shërbyer si duket edhe për të biseduar për punën që po e pret Sevenin, ku flitet se pas suksesit në "Shoë Kase Live", do të vijë një suprizë e madhe në Amerikë dhe kudo nga këngëtari shqiptar.
(Albavipnews)

Seven Saraqi Fton Ne Shtepi Producentin E Famshem