>
BIOSHQIP

Së Shpejti Klipi “S'ka Dashni” Nga Seven Saraqi

24-03-2014
Ditë më parë është raportuar se këngëtari Seven Saraqi është rrahur brutalisht nga i dashuri i një femre të cilin kinse e ka ngacmuar ai. Mirëpo, këtë e ka mohuar kategorikisht këngëtari, duke deklaruar se mediet e kanë keq-transmetuar këtë ngjarje.



“Lajmi se jam rrahur brutalisht nga i dashuri i një femre të cilën unë kinse e kam ngacmuar, është plotësisht i falsifikuar. Nuk ka ndodhur kurrfarë rrahje mes nesh, por ka pasur një fjalosje. Kam qenë me një shok timin duke zbritur me ashensor në hotelin ku qëndronim dhe brenda ishte edhe burrë dhe një grua dhe disa persona të tjerë. Derisa ishim brenda, unë dhe shoku im kemi biseduar në gjuhën angleze dhe pasi kemi dalë nga ashensori, papritmas, pa kurrfarë shkaku, personi që ishte me gruan në fjalë, ka filluar të më shaj dhe ka tentuar të më sulmoj së bashku me personat tjerë që gjendeshin në ashensor, por menjëherë ka intervenuar sigurimi i hotelit dhe nuk ka pasur gjasa për përleshje fizike. Rrahjen e ka mohuar edhe vetë personi i cili ka dashur të më sulmoj”, ka shtuar Seveni.

Në anën tjetër, Seveni do të rikthehet me një videoklip të ri, të cilin ai do ta nxjerr në treg këtë të marte. “Sapo kam përfunduar videoklipin e këngës ‘S’ka dashni’. Videoklipi i këngës do të jetë në editim që nga e martja. Produksionin e kësaj kënge e ka bërë ‘Redbox’, muzika nga vetë unë, ndërsa videoklipi është punuar nga ‘Imagine’. Jam shumë i kënaqur me punën që është bërë në këtë videoklpi dhe shpresoj që edhe adhuruesit e mi do ta pëlqejnë”, ka theksuar në fund Seveni.
(Zëri)

Së Shpejti Klipi “S'ka Dashni” Nga Seven Saraqi