>
LETERSISHQIP

Eja Vajzë, Medvegjase!

Eja vajzë, oj medvegjase,
Me bel të hollë e me naze.
Sytë e zi moj si shqiponja,
Lind e rritur në trojet tona.
Zërin tënd kur ta dëgjoj,
Më bën zog të fluturoj.
Të fluturoj në Medvegjën time,
Të marr ty në përqafime.
Të përqafoj ty në faqe,
Zemrën time seç ma kënaqe, .
Ku ishe ti, moj beqare,
Këta sy të zinj moj, ku i more.
Bel të hollë e flokë të gjata,
Kaq të bukur të lindi nëna.
Qukat në faqe si mollë e kuqe,
I lumi ai që të merr nuse.
Të merr nuse e të çon në shtëpi,
E hijeshon me bukuri
Po të isha unë beqar,
Se kisha lënë o pa të marrë.
Me të marr ty, medvegjase
Bukuroshe, moj vendase.
Të kisha marr, moj pëllumbeshë,
Isha kthyer prapë në Medvegjë.
Isha kthyer prapë në vendlindje,
Medvegjase, pëllumbesha ime.