>
LETERSISHQIP

Pushkë E Vjetër

Pushkë e vjetër shumë vjeçare.
Kërcet prapë n`tokat shqiptare.
Krisma e sajë si dikur.
E përcjell me Flamur.

Pushkë e vjetër n`supet e trimit
Kërkon rrugën e bashkimit.
Trimi i ri dhe pushkë e vjetër.
Nuk dinë asnjë rrugë tjetër.

Rrugë e Kombit që kemi një.
Është e shkruar në histori.
Trojet tona të Dardanisë.
I trokasin në derë Shqipërisë.

Qohu nga gjumi Nënë e Madhe.
Dëgjo pushkën n`viset shqiptare.
Qenka krismë e pushkës t`vjetër.
Dikur jashtë që të mbetën.

Ngite zërin dhe Flamurin
Trego tokat që ti morën.
Nëse s`din ato ku janë.
Dëgjo pushkën sot ,të tregon.

Në ato vise ku flitet shqip.
Kërcet pushka sot e Lirisë.
Gjaku derdhet në këto troje.
Për ta kthyer Shqipërinë e Madhe.

N`Kumanovë sot derdhet gjak.
Ti tregoi Evropës prapë.
Prano gabimin Evropë e vjetër.
Se shqiptarët s`kanë rrugë tjetër.

Nëse s`të kujtohet ajo rrugë.
Dëgjo sot ku kërcet ajo pushkë.
Pushka e vjetër s`ka harrua.
Dikur tokat që i pat çliruar.

E tradhtuat ju Evropë.
E bëtë Shqipërinë copë –copë.
Tash këto copa që mbetën jashtë.
Do të digjen të gjitha bashkë.

Kumanovë,Medvegjë,Tërnovc.
Shkup,Preshevë e Bujanovc.
Tetovë, Dibër e Qemëri.
Ulqin,Plavë e Guci.
Është kjo e Madhja Shqipëri.

Ose sot ,ose kurrë !
Të betuar në Flamur.
Rruga jonë do t`jete një.
Të bashkohemi me një Shqipëri.

Pushkë e vjetër bashkë me troje.
S`kanë të ndalur deri n`fitore.
Fitore me gjak nga trimat tanë.
Shqipërinë e Madhe ta formojmë.

Shaban Abazi. 2015.