>
LETERSISHQIP

Plagët E Luftës

I preku me dorë, i kujtoj me lot.
Plagët e luftës që kam në trup sot.!
Loti s`më del nga këto plagë,
Po nga zemërimi ku mbeta sot.!

Kaluan vite plot katërmbëdhjetë,
I tretur diku larg në kurbet.
Nuk më tremb plagë e as kurbeti,
Po vendlindja Sfircë, tani ku mbeti.

E ruajta, e mbrojta me shokët e mi,
Në kohën e luftës të vitit 2000.
E mbrojtëm Sfircën dhe ato troje.
Të bindur thellë deri n`fitore.

Nuk kishim frikë e as parti.
Ishim t`bashkuar të gjithë një.
Bashkimi, morali i çdo vullnetari.
Ishte në shpirt të çdo ushtari.

Plumbat e armikut nuk na lëvizën.
Nga istikamet që mbronim Sfircën.
Nuk me trembi as gjaku në këmbë.
Nga plagët e marra në atë front.

Tani këmbët me plagët e vjetra.
Për dike janë të pavërteta.
Harruan luftën që solli lirinë.
Janë të lidhur ngushtë me partinë.

Më mbyt në zemër kur disa thonë.
Plagët e luftëtarit kur i mohojnë.
Nuk e njohin luftën as veteranin.
As luftëtarët që humbën këmbën.

Ti quaj tradhtar do të jetë pak.
Këta mund të jenë si kanibalët.
Hanë e pinë nga gjaku i dëshmorit.
Harruan krejt rrugën e Kombit.

Sot këto plagë që i shikoj.
Katërmbëdhjetë vite në trup i mbaj.
Mendoj ! e mendoj, këtu në kurbet.
Tradhtarët All-llahu a do ti vret.
Astana Kazakistan 2015