>
LETERSISHQIP

Lamtumirë Fshati Im

Lamtumirë fshati im.
Unë do iku diku n`migrim.
Do marrë rrugë pa dëshirë.
Jeta këtu është e vështirë.

N`ty rininë e kalova.
N`gjuhën e nënës u shkollova.
Të braktisa të okupuar .
Popullin lashë të robëruar.

Mbaju e fortë Sfirca ime.
Ti kalove shumë okupime.
Ruaj këtë popull pak të mbetur.
Të vetmuar n`shtëpi kanë mbetur.

Ne qyqarët që po ikim
Të tradhtuam të lamë n`vetmi
Mbeten pleq e pak fëmijë.
Ti na mbete nën Serbi.

Ikni qyqar thotë Sfirca.
Gjeni strehim diku në vrima.
Merrni rrugën e Evropës.
Të Azisë e tërë Botës.

Mos harroni fëmijët e mi.
Trupi pushon aty ku lindë.!
Edhe mua që sot më lëshuat.
Edhe më shumë më robëruat.

Ju premtoi populli im.
Unë do ruaj bukurinë.
Kurdoherë ju të ktheheni.
Ngrohtësinë time do e keni.
2017