>
LETERSISHQIP

Lisi Besnik

U rrita n`këto male,
unë qe shumë vite.
të gjitha gjallesave,
u mbeta besnike.

Nën hijen time,
këtu në këtë bjeshkë
krejt çka unë pashë
gjithnjë kam hesht.

Bora dhe shiu,
kur më merrte mua,
gjithnjë kam hesht.
kurrë s`jam ankua.

Po dhe sopat,
që në mua prente.
isha i lumtur,
që dike nxehte.

Plumbat nga lufta,
që shpesh me morën,
më mbetën në trung,
kurrë me s`me dolën.

Nën hijen time,
kur kishte bisedime.
Do i mbaj sekret,
deri n`vdekjen time.

Po dhe dy qifte,
kur qonin dashuri.
u bëja i shurdhur.
që asgjë s`kam n`di.

E kur ogiçi pushonte,
bashkë me kope.,
e ruaja nga ujku,
qengjat mos t`ia pre.

Po dhe vrasësi,
kur merrte në thumb.
s`tregoja kurrë,
kë mori ai plumb.

Lis unë jam,
këtu në bjeshkë.
tërë jeta ime,
m`kaloi duke heshtë.