>
LETERSISHQIP

E Ndiej Humbjen

Viti shkel vitin
pesha bie
pingul në shpirtin tim
tretur në mërgim

Një pjesë e diellit
m' është shkëputur
nga qielli i bebëz
nga hija e lotit tim
derdhur
në dhe të huaj

Nëse unë s' kthehem
hija ime do të bredhë
trotuareve të nbotës
pas mallit tim

Për çdo natë
e bëj nga një shtegëtim
në mendje
për në shtëpi
për amanetin e nënës
para se të japë lamtumirën
pranverave të ikura pa kthim