Më mbaj mend (për 1 muaj)

Kur Dola Prej Shtëpisë

Kur dola prej shtëpisë
ia dhash flakën rinisë

Si qen e tërbuar
lehte uria
e skamnorit
në dheun e huaj

Erdhi koha për t' u nisë
dhe i thash nënës
të ma varë atë bazybe
në qafë
që të më ruaj
nga syri i keq i mërgimit

Zemra e nënës
u vyshk për një minut
siç vyshket lulja nën brymë
dhe zemra e mërgimtarit nga malli

Një vaj i padukshëm
ma dridhi buzën
dhe s' mund të them
asnjë fjalë malli
për tokën që po e lë

Jetë e namur
sot për nesër
me rininë e humbur viteve
të njomura me lot

Vitet shënohen
me hijeroglifet
për historinë fatkeqe
të brezave që po vijnë

- poezi nga Shaban Cakolli


- Poezia u dërgua nga perla -

Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet